Kikka Boo All Safe është portë mbrojtëse (derë) që e pengon fëmijën të arrijë te shkallët, kuzhina ose dhoma të tjera. Montohet me presion midis mureve, pa shpim, dhe mund të përdoret edhe për kufizimin e lëvizjes së kafshëve shtëpiake.
Karakteristikat
- Mbyllje automatike (deri në 90°)
- Hapje me një dorë në të dyja drejtimet ose vetëm në një drejtim
- Mekanizëm i dyfishtë kyçjeje
- Montim me presion, pa shpim
- E përputhshme me zgjatues 10 cm dhe 20 cm (shiten veçmas) – gjerësi deri në 125 cm
- Pesha: 5 kg
- Marka: Kikka Boo
- Dimensionet: 75 x 79 x 4 cm
- Materiali: metal
- Ngjyra: e bardhë
- Kodi: 550641
