Dede Click Clack është konstruktor me 96 pjesë shumëngjyrëshe – shirita, rrota dhe lidhëse – që bashkohen lehtë me njëra-tjetrën. Me to fëmija formon shkronja, numra, automjete, shtëpiza dhe figura. Pjesët ruhen në një kuti plastike transparente me kapak dhe mbajtëse të kuqe.
Bashkimi i pjesëve zhvillon aftësitë e duarve, kreativitetin, njohjen e ngjyrave e formave dhe përqendrimin. Nuk është i përshtatshëm për fëmijë nën 3 vjeç. Produkti është prodhuar në Turqi.
- Marka: Dede
- Mosha: 3+ vjeç
- Përmbajtja e paketimit: 96 pjesë në kuti për ruajtje
- Ngjyra: pjesë shumëngjyrëshe
- Kodi: 03144
